Hezitimet e PDK-sė

Partia Demokratike e Kosovės ende nuk e ka prezantuar asnjė kandidat pėr kryetar komunash, pavarėsisht se kėtė e kanė bėrė shumica e partive tjera politike.
Derisa LDK, AAK dhe Vetėvendosje kanė bėrė nominimet e para pėr kandidatėt qė do tė garojnė nė zgjedhjet lokale tė 3 nėntorit tė kėtij viti, Partia e Hashim Thaēit nuk ka bėrė kurrfarė lėvizjesh nė kėtė drejtim.

Megjithėkėtė, Lideri i PDK'sė ka filluar qysh tash tė kėrkojė votėn e qytetarėve pėr partinė e tij, e cila udhėheqė shumicėn e komunave tė Kosovės.

Por, Sekretari i Pėrgjithshėm i PDK'sė, Basri Musmurati thotė se pavarėsisht nga lėvizjet e partive tjera, PDK nuk ėshtė vonuar nė publikimin e emrave tė zyrtarėve qė do tė garojnė nė zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sidoqoftė, ai tregon se nė PDK ka njė orientim sa i pėrket zyrtarėve qė do t'i hyjnė garės pėr Kryetar tė komunave.

"Ne ende nuk i kemi bėrė nominimet pėr Kryetarė komunash. Njėfarė orientimi ideor gjegjėsisht identifikimin e njė pjese tė kandidatėve i kemi", ka thėnė Musmurati pėr Express, tė hėnėn.

"Ne e kemi njėfarė orientimi pėr nomiminet - kandidatėt ku kanė fituar vazhdimisht zgjedhjet dhe kanė qeverisur mirė ėshtė bukur vėshtrirė me u largu prej tyre", ka shtuar ai.

Megjithėse ka kohė deri mė 4 shtator pėr t'i zyrtarizuar kandidaturat pėr kryetar tė komunave, zyrtarėt e PDK'sė thonė se deri nė fund tė gushtit do tė pėrfundojė gjithēka.

"Nuk mund tė caktoj kohėn pėr shkak tė pushimeve. Mund tė zhagitet pak, por nėse ne arrijmė t'i bėjmė gjatė gushtit t'i kompletojmė krejt atėherė konsideroj se e kemi kryer punėn me sukses", ka treguar Musmurati.

Sipas tij, nominimet e bėra nga partitė tjera nuk kanė ndikuar qė PDK tė ngutet pėr t'i gjetur kandidatėt dhe pėr t'i prezantuar para votuesve.

Megjithėkėtė, analisti Ardian Arifaj thotė se PDK nuk po ngutet tė pėrcaktohet pėr kandidatėt pėr kryetarė tė komunave pasi ka marrė mėsim nga zgjedhjet e jashtėzakonshme nė Ferizaj dhe Kaēanik, duke gjetur kandidatė tė mirė dhe duke fituar zgjedhjet me lehtėsi.

"PDK ka mėsuar nga zgjedhjet e Ferizajt dhe Kaēanikut. Nė kėto dy qytete i ka gjetur njerėz tė respektuar dhe tė njohur tė komunitetit dhe s'ka pasur nevojė pėr shumė fushatė pėr t'i fituar zgjedhjet. Madje nė Kaēanik ka fituar qysh nė raundin e parė", ka thėnė Arifaj.

Sipas tij, nuk ka asnjė problem edhe nėse partitė e presin afatin e fundit pėr t'i treguar qytetarėve kandidatin pėr kryetar tė komunės.

"Te ne janė tė vogla qytetet dhe njihen njerėzit. Nuk ėshtė problem edhe nėse zyrtarizohen kandidatė pak para zgjedhjeve pėr shkak se komunat janė tė vogla dhe njerėzit njihen mes vete", ka shtuar ai.

Zgjedhjet lokale janė caktuar tė mbahen mė 3 nėntor, ndėrsa gara mė e fortė pritet tė jetė nė qytetet ku asnjė parti nuk e ka tė sigurt krejtėsisht fitoren si nė Prishtinė, Prizren, Gjilan, Mitrovicė, Obiliq, Kamenicė, Viti, Suharekė e Rahovec.(express)
Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma