Falltorja dhe votat nga varri!

Nga Arbana Xharra - Mesditė, heshtja ka mbuluar qytetin. Qytetarėt janė shukatur me lumturinė e tyre. Nė periferi, njė lagje e harruar sjell falltoren, ēmimin qė duhet paguar prej 10 eurove pėr njė seancė, e ka tė shkruar nė njė copė letėr tė futur nė kornizė, e cila qėndron mbi tavolinėn prej druri tė mbuluar me dantella, ku pret klientėt e saj.
Nė kėtė ēmim pėrfshihet parashikimi pėr shėndet dhe dashuri, ndėrsa pėr ndonjė fatkeqėsi qė mund tė mbijė, duhet shtuar edhe njė pesėshe, e letrės mundėsisht. Por, nėse klienti ka kėrkesa shtesė, ajo ka tarifa tė tjera. Bile muajin e fundit i ėshtė shtuar puna me tė madhe, por jo nga klientė tė zakonshėm, ajo vizitohet nga njė kategori tjetėr shumė mė e pasur.

Falltorja ka nisur tė qesė fall pėr politikanėt, duke ua parashikuar atyre tė ardhmen, u tregon se nga kush ėshtė i varur fati i tyre nė politikė. E frekuentojnė nga tė gjitha komunat, ka aq shumė kandidatė, sa qė secili duhet caktuar termin paraprakisht.

Politikanėt parkojnė veturat e tyre luksoze pėrpara shtėpisė sė vjetėr tė falltores. Ndodh qė ata tė ndeshen pėrpara derės me kandidatėt konkurrentė, por marria pėr secilin prej tyre, bėn qė ata tė mos e hapin gojėn.

Tė pispillosur, me tesha kat, flokė tė lėpirė me njė anė, e tė djersitur pasi vijnė nga tubimi parazgjedhor ku ja kanė dhėnė edhe njė valle, zbathin kėpucėt dhe me ēorape tė bardha tė ngjitura pėr kėmbė, futen fshehurazi nė dhomėn e errėt.

Kalojnė pėrmes derės sė stolisur me perde plot ngjyra, pėr t’u ulur pėrballė falltores. Ata kėrkojnė nga ajo tė dinė se si i kanė punėt, sa i kanė gjasat pėr humbje e sa pėr fitore nė kėto zgjedhje.

Falltorja tund kokėn kohė pas kohe, duke ua bėrė me dije se jo gjithēka varet nga ata. U tregon se fati i tyre ėshtė i lidhur ngushtė me shefat qė kanė sipėr.

Por ua rikujton se edhe nė kėto zgjedhje kontribut mund t’u jap edhe dikush tjetėr qė nuk ėshtė nė mesin tonė.

Falltorja u tregon se pėr kėtė ka edhe seanca tė veēantė, jo pėr t’u bėrė ndonjė magji, por thotė se mund tė komunikojė me botėn tjetėr atje ku pushojnė shpirtrat e tė vdekurve tanė.

Homologėt e saj, zonja Meri, e zhdukur, apo Burdushi, po ashtu, kanė shtrėnguar duart me tė vdekurit.

Kandidatėt binden nė kėtė aftėsi tė falltores, sepse tė vdekurit kanė vazhduar tė na japin shenja se nė fakt "ata janė gjallė", bile sa herė qė ka zgjedhje ata kontribuojnė nė rezultatet finale.

Kandidatėt nisin tė besojnė, kur kujtojnė se nė zgjedhjet e kaluara qofshin ato nacionale apo edhe lokale, tė vdekurit kanė votuar pėr kryetarė komunash edhe pėr deputetė, disa prej tė cilėve sot gėzojnė karrigen nė Kuvendin e Kosovės duke iu “falėnderuar” tė vdekurve.

Mė nuk kemi frikė prej shpirtrave tė tillė, ata na shėtisin edhe nėpėr qendra votimi, vota e tė cilėve shkon ekskluzivisht pėr ata qė e kanė merak zhvatjen e shtetit pėrmes pushtetit. Disa prej tyre tashmė kanė votuar pėr PDK-nė, e disa pėr LDK-nė, AAK-nė edhe parti tė tjera. Ata janė gjallė bile edhe pėr KQZ-nė.

Ndėrkohė, falltorja vazhdon t’u qesė fall jo vetėm politikanėve qė ia kanė mėsyrė pushtetit, por edhe atyre qė kanė frikė se do ta humbin fuqinė qė kanė. Por, kėto ditė ajo ka nisur tė ndihet e rrezikuar, ka dėgjuar se Partia e Fortė nuk do tė neglizhojė tė vdekurit, tė cilėt kanė kontribuar nė zgjedhjet e kaluara.

Kjo parti ka folur pėr themelimin e Institutit tė Sondazheve Paranormale, e qė normalisht tingėllon mė i besueshėm sesa falltorja nga dhoma e saj plot xhingla-mingla, qė deri mė tash ka marrė para tė majme nga politikanėt.

Ajo e di mirė se votat e tė vdekurve i duhen shumė mė 3 nėntor politikės. E asaj do t’ia ketė lakmi edhe Luciferi, nėse ia qėllon se kush ka fituar me votat e atyre qė kanė ndėrruar jetė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma