Rėndėsia e mėsimit plotėsues tė gjuhės shqipe

Disa pikėpamje pedagogjike nga pėrvoja ime nė Kantonin Jura. Lidhja e Arsimtarėve dhe Prindėrve Shqiptarė /LAPSH /ėshtė pėrgjegjėse e mėsimit plotėsues tė gjuhės shqipe nė Zvicėr, ka krijuar njė traditė mbi njėzetė vjeēare. Mėsimi zhvillohet me Plan - program dhe me tekste shkollore tė hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikės sė Kosovės. Shkolla nė gjirin e saj pėrfshin fėmijėt e moshave 6 -16 vjeē tė ndarė nė tri grupmosha tė afėrta sipas tri niveleve, shkolla zgjat nėntė vjet, grupi duhet tė ketė nga 8-12 nxėnės. Me gjithė pėrpjekjet, mėsimi plotėsues nuk ka gjetur shumė pėrkrahje nga prindėrit dhe nxėnėsit.
Nė Jura mėsimin shqip e ndjekin vetėm 50% tė fėmijėve, aktualisht janė 83 nxėnės. Nė shkollėn zvicerane janė 216 nxėnės nga Ballkani.

Rėndėsia e mėsimit plotėsues pikėrisht qėndron nė pėrkrahje tė gjuhės amtare qė ėshtė e rėndėsishme pėr formimin gjuhėsor tė fėmijės jo vetėm pėr tė sotmen e tij por edhe pėr tė ardhmen e shoqėrisė nė tėrėsi.

Gjuha amtare luan rol qendror nė zhvillimin gjuhėsor tė fėmijės njė gjuhėsh por qė rritet nė kushte dygjuhėsie. Realisht fėmijėt e mėrgimit janė me dy kultura, nė rastin tonė fėmija flet shqip nė shtėpi dhe frėngjisht apo gjermanisht nė shkollė. Dygjuhėsia e mėrgimit ėshtė mė se e domosdoshme tė zhvillohet dhe tė nxitet e tė pėrkrahet si nga prindėrit ashtu dhe nga shkolla.

Mėsimi plotėsues, nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė pengesė

Gjeneza e tė mėsuarit tė gjuhės shqipe, pėrveēse nė familje, fillon tė rrėnjoset nė mėsimin plotėsues si dhe ushqehet nga vizitat nė atdhe dhe nga interneti.

Nė parim, fėmija nė familje bėn pėrvetėsimin e tė folurit tradicional shqip deri nė njė farė niveli. Nė moshėn shkollore ai fillon mėsimin e njė gjuhe tjetėr. Kompetencat fillestare tė gjuhės shqipe mbesin pėrgjysmė. Nė ketė fazė ėshtė mė se i rėndėsishėm mėsimi plotėsues.

Sado qė ėshtė vetė njė herė nė javė, ai e ndihmon dhe nxit mjaftueshėm zhvillimin e mėtejshėm tė gjuhės amtare. Mos zhvillimi i gjuhės amtare ndikon nė mėsimin e gjuhės sė dytė, nė kėtė rast frėngjishtes. Shpeshherė me gjithė mundin e shkollės asnjėra gjuhė nuk zhvillohet. Ky moszhvillim i asnjėrės gjuhė nuk mbetet pa pasoja. Fėmijėt nuk tregojnė sukses as nė mėsimin e pėrgjithshėm shkollor.

Njė pjesė e fėmijėve kur fillojnė mėsimin plotėsues shqip kanė mjaft tė meta nė shqiptim, nė pėrvetėsimin e fjalėve si njėsi tė plotė tė tė folurit. Burimi i kėtyre tė metave janė tė folmet krahinore nė familje, shqiptimi i shtrembėr nga kujdestarėt e fėmijės dhe nga edukatoret e ēerdheve si rezultat i mjedisit dygjuhėsor. Ndėrsa shqipja standarde nė shumicėn e rasteve ėshtė njė gjuhė e huaj pėr ta, nuk pėrkon me moshėn e tyre. Mėsimi plotėsues nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė pengesė, pėrkundrazi, ai u vjen nė ndihmė fėmijėve nė shumė aspekte gjuhėsore, si:

1. Me mėsimin plotėsues nxėnėsit pėrvetėsojnė artikulimin dhe drejtshqiptimin e tingujve qė i ka shqipja e nuk i ka frėngjishtja, pėrvetėsojnė fjalėn si njėsi tė plotė, pasurojnė fjalorin me fjalė tė reja, nė strukturėn gramatikore dhe mbi kėtė bazė zhvillimi i gjuhės bėn tė mundur tė folurit e kuptueshėm.

2. Fėmijėt nė mėsimin plotėsues arrijnė aftėsi tė mira nė lexim - shkrim nė gjuhėn amtare. Gjuha e fėmijėve, njė gjuhė e folur nga prindėrit, arrin tė bėhet njė gjuhė e shkruar.

3. Me mėsimin plotėsues gjuha dialektore e nxėnėsit kalon nė procesin e ngritjes nė gjuhė standarde. Zotėrimi i shqipes standarde, s’do mend qė kėrkon pėrpjekje tė mėdha tė mėsuesit, tė fėmijėve dhe tė prindėrve. Nxėnėsi arrin tė dallojė dialektin e folur nga gjuha standarde, arrin tė lexojė gazeta dhe libra nė gjuhėn letrare (ka 17 vjet qė dy bibliotekat nė Delemont dhe Porrentry na kanė pranuar libra shqip) tė shkruajė tekste tė shkurtra nė gjuhėn standarde. Nxėnėsi e ka mė tė lehtė tė zgjerojė fjalorin e tij duke huazuar fjalė tė standardit se sa fjalė nga frėngjishtja.

4. Me mėsimin plotėsues krijohet njė dygjuhėsi e lehtė shqip –frėngjisht. Nxėnėsit flasin nė dy gjuhė gjatė njė bisede, nė raste socio-gjuhėsore tė pėrshtatshme. Zotėrimi i dy ose mė shumė gjuhėve rritė pasurinė, shkathtėsinė, veēantinė dhe larminė e mendimit tė individit.

5. Mėsimi plotėsues i shėrben integrimit. Njė bazė e fortė e gjuhės shqipe e ndihmon nxėnėsin edhe nė pėrvetėsimin e frėngjishtes apo gjuhėve tjera, do mė thėnė njė hap drejt suksesit tė pėrgjithshėm shkollor. Me mėsimin plotėsues nxėnėsi ėshtė mė i suksesshėm edhe nė shkollimin e pėrgjithshėm. Prej nxėnėsve qė kanė mbaruar gjimnazin 90% tė tyre kanė mbaruar edhe mėsimin plotėsues.

Vlen tė pėrmendim edhe studimin empirik tė albanologut zviceran prof dr dr Basil Schader ku shkruan: ”Nxėnėsit qė e ndjekin mėsimin plotėsues shqip, arrijnė nota (pak) mė tė mira edhe nė lėndėn “gjuha gjermane”. Notat e nxėnėsve qė shkojnė nė mėsimin plotėsues shqip, mesatarisht janė 0.15 kanė notė mė tė larta sesa ato tė nxėnėsve qė nuk e ndjekin atė mėsim. Shihet se nga mbėshtetja e kompetencave gjuhėsore nė gjuhėn amtare del edhe njė efekt a transfer pozitiv pėr sa i pėrket mėsimit tė gjermanishtes.”

6. Kėndvėshtrim krahasimtar: arsimi shqip apo mėsimi plotėsues i gjuhės shqipe ėshtė pjesė e mėsimit tė pėrgjithshėm, ėshtė njė institucion shoqėror mjaft i rėndėsishėm, i cili luan rol vendimtar nė pėrmirėsimin e tė folmeve tė shqipes nė pėrgjithėsi dhe afirmimin me normėn standarde.

Mėsimi i shqipes nė shkollė nuk ėshtė njė ēėshtje thjeshtė patriotike

Pavarėsisht nga mosha, pėrkatėsia gjinore tjera apo dhe nga elemente tė tjera tė rėndėsishme jashtėgjuhėsore, ky ėshtė njė kriter i padiskutueshėm, mjaft i rėndėsishėm nė krijimin e diferencave tė sjelljes gjuhėsore tė individit. Nė qoftė se krahasojmė tė folurit e njė folėsi qė ka ndjekur mėsimin shqip dhe atij qė shqipen e ka mėsuar vetėm nė gjirin familjar si dhe prej miqve e shokėve, dallimet janė mjaft tė dukshme. Folėsit qė kanė ndjekur mėsimin nė shqip e qė zhvillojnė njohuritė e tyre nė tė folur dhe tė shkruar, me fjalor tė pasur, gjithashtu kanė prirje tė rregullojnė format e parregullta tė dialektit apo tė folmes krahinore. Ata pėrmirėsojnė formėn qė pėrkon me standardin, pėrvetėsojnė tė folmen e tyre sipas normave tė shqipes sė pėrgjithshme. Pasuron mė tepėr fjalorin, flet lirshėm, aftėsohet tė flasė rrjedhshėm dhe tė jetė i kuptueshėm si nė familje dhe nga shokėt e shoqet e tij, tė saj.

Roli i mėsimit shqip ėshtė i pashmangshėm edhe nė tė folmen e adoleshentėve shqipfolės. Tek ata qė nuk vijnė nė mėsimin shqip vėrejmė shumė dukuri qė i pėrkasin tė folmes sė huazimit nga frėngjishtja, shqiptim tė keq nė disa tinguj tė shqipes ndėrsa adoleshentet e arsimuar nė shqip janė zbatues mė tė mirė tė normės standarde. Mėsimi i shqipes nė shkollė nuk ėshtė njė ēėshtje thjeshtė patriotike por ky mėsim ka karakter tė theksuar shoqėror, psikologjik, edukativ, gjuhėsor edhe mė gjerė./Nexhmije Mehmetaj/albinfo/
Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma