Rregullat e aplikuara kėtė vit kanė shmangur diskriminimin e nxėnėsve

Nga Nazmi Rapuca- Rregullat e aplikuara kėtė vit, pėr regjistrimin e fėmijėve nė klasė tė parė, por edhe pėr regjistrimin e nxėnėsve nė klasėn e dhjetė, dukshėm kanė shmangur diskriminimin e nxėnėsve, por edhe tė arsimtarėve.
Edhe pse unė nuk jam nga ata qė merren me shkrime e reagime dhe ndoshta edhe nuk ja di rendin, vendosa ta bėj kėtė reagim, jo pėr t’ju kundėrvėnė dikujt, por, ndoshta, pėr tė dhėnė njė kontribut tė vogėl, me qėllim tė sqarimit tė opinionit.

Opinioni i gjerė, qytetarėt tanė; kanė nevojė pėr informim tė drejtė, pėr tė vėrtetėn, pėr realitetin ēfarėdo qoftė ai. Plasimi i informatave jo reale, tendencioze, me qėllim e pėr qėllime tė caktuara, pėr tė denigruar dikė qoftė edhe ndonjė institucion, ndikojnė negativisht nė shoqėrinė tonė, sepse krijojnė huti e mjegull duke mos u dalluar e vėrteta nga e pa vėrteta, e mira nga e keqja, drejtėsia nga pa drejtėsia etj.

Me dekada, nė Kosovė, regjistrimi i fėmijėve nė klasėn e parė ėshtė bėrė pa kurrfarė kriteri a rregulle. Tė vetmet kritere kanė qenė: njoftėsia, pasuria, forca. dmth. fėmijėt qė kanė prindėr tė njohur (qė janė nė pushtet, qė janė biznesmen, qė janė, politikan, “intelektual” …), kanė pasur mundėsi me e zgjedhė arsimtarin mė tė “mirė”; kurse fėmijėt e prindėrve qė nuk ishin si kėta tė parėt (tė varfurit, tė pa shkolluarit etj.), ishin nėn mėshirėn jo tė zotit por tė askujt. Duke qenė tė tillė, kėta grumbulloheshin dhe regjistroheshin te ndonjė arsimtar i “dobėt”.

Ēka ndodhte mė tej?

Arsimtarėt qė kishin marrė fėmijėt e intelektualėve, pasanikėve etj. kishin marrė fėmijėt mė tė pėrgatitur pėr shkollė, fėmijė tė cilėt qysh nė start dinin shkronjat, numrat, katėr veprimet themelore aritmetikore etj, etj. Me njė fjalė ndoshta e kishin tė mėsuar tėrė planprogramin jo vetėm tė klasės sė parė.

Arsimtarėt e nxėnėsve tė tillė, duke e ditur kėtė pėrparėsi, shpesh herė ndiheshin komod dhe nuk pėrkushtoheshin sa duhet dhe nė fund prapė dilnin me suksesin mė tė mirė. Kurse arsimtarėt me nxėnės tė pa pėrgatitur sa duhet “tė dobėt”, duke qenė tė diskriminuar qė nė fillim, mund tė mos pėrkushtoheshin sa duhet dhe nė fund dihej arsyetimi i tyre pėr mos sukses: “mi keni dhėnė nxėnėsit e dobėt”. Afėrsisht nė kėtė mėnyrė, janė krijuar arsimtarėt e mirė dhe “arsimtarėt” e “dobėt”, nxėnėsit e “mirė” dhe nxėnėsit e “dobėt”. Kjo qasje, nė shoqėritė e konsoliduar, quhet diskriminim dhe nuk ka si tė quhet ndryshe.

Ēfarėdo rregulle qė pretendon tė shmangė njė praktikė tė tillė, ėshtė e dobishme dhe nė tė mirė tė tė gjithėve dhe do t`i mbron fėmijėt nga diskriminimi. (Diskriminim dmth. dallimi i fėmijėve, nė kėtė rast, duke u bazuar nė prindėrit e tyre. Privilegjimi i disave dhe mospėrfillja e tė tjerėve). Rregullat e aplikuara kėtė vit, pėr regjistrimin e fėmijėve nė klasė tė parė, por edhe pėr regjistrimin e nxėnėsve nė klasėn e dhjetė, dukshėm kanė shmangur diskriminimin e nxėnėsve, por edhe tė arsimtarėve.

Kur ėshtė fjala pėr klasat e para, kriteret kanė mundėsuar krijimin e klasave tė para afėrsisht uniforme. dmth., nė ēdo klasė ka nxėnės tė pėrgatitur mirė dhe mė pak tė pėrgatitur, nxėnės me prindėr tė pasur e tė varfėr, me prindėr tė shkolluar e mė pak tė shkolluar. Arsimtarėt e tyre poashtu janė nė pozita tė barabarta dhe suksesi i nxėnėsve, tashmė, varet nga: angazhimi, pėrkushtimi, profesionalizmi i vet arsimtarėve.

Tani ėshtė mundėsia qė njė arsimtarė qė deri sot padrejtėsisht ėshtė quajtur i dobėt, tė tregojė nėse nuk ka qenė i tillė. Pastaj arsimtari qė deri sot ėshtė cilėsuar si i mirė, duhet tė angazhohet shumė pėr ta ruajtur edhe mė tej epitetin “i mire”. Nxėnėsit e pėrzier gjithashtu mėsojnė nga njėri tjetri etj. Pra nga kjo reformė askush nuk humbė, tė gjithė fitojnė.

Ajo qė ėshtė sfidė e institucioneve ėshtė: tė qėndrojnė tė pa lėkundur nė zbatimin e reformės apo kritereve. Nėse zyrtarėt, prapė, tentojnė pėr tė gjetur mėnyra pėr tua plotėsuar dėshirat tė privilegjuarve, gjegjėsisht nėse nga reformatorėt lejohet njė gjė e tillė, atėherė prapė jemi nė pikėn zero.

Kam shumė argumente, qė kėtė vit vėrtetė janė zbatuar kriteret; si pėr regjistrimin e fėmijėve nė klasė tė parė, si pėr regjistrimin e nxėnėsve nė klasė tė dhjetė dhe pėr pranimin e kuadrit arsimor. Nga tė gjitha kėto kategori, unė personalisht, por edhe kolegėt e mi, kemi pasur kandidatė tė cilėve do tu kishim ndihmuar, por nuk na ėshtė lejuar.

Mė ka rastisur shumė herė me qenė prezent kur ndonjė qytetar i drejtohej Kryetarit tė Komunės apo edhe Drejtorit tė Drejtoratit pėr Arsim, pėr tė ndėrhyrė pėr ndonjė nxėnės apo kuadėr dhe sa do qė ata ishin tė njohur e tė rėndėsishėm pėr ta, merrnin pėrgjigjen e prerė: vetėm nėse i plotėson kriteret.

Ē’ėshtė e vėrteta, reforma nė arsimin gjilanas, pak ua ka prishur qefin njė numri tė vogėl njerėzish, tradicionalisht tė privilegjuar, mirėpo ėshtė e pėlqyer nga 90% e qytetarėve.
Ėshtė dobėsi edhe e opozitės gjilanase, kur vehen nė kundėrshtim tė kėtyre reformave edhe pse pikėrisht nga kėto reforma pėrfitojnė mė sė shumti ata, dmth kuadrot edhe pse me prejardhje nga opozita punėsohen pa pengesa nėse i plotėsojnė kriteret qė vlejnė pėr tė gjithė, edhe nxėnėsit poashtu.

Ē’ėshtė mė e keqja kur opozita e sotme ka qenė nė pushtet tė vetmet rregulla qė i ka respektuar pėr tė punėsuar dikė apo pėr tė regjistruar nxėnėsit kanė qenė: tė qenurit nė pushtet, nė partinė e tyre, tė afėrm tė tyre ose pėrmes korrupsionit. Nga viti 2000 deri nė vitin 2007, nuk kanė shpallur kurrė konkurs pėr pėrzgjedhjen e kuadrit arsimor. personalisht kam qenė i interesuar pėr tė aplikuar.

Mė thonin ende nuk ka dalė konkursi. Pastaj fillonte viti shkollor dhe kuadri merrej sipas kritereve tė sipėr pėrmendura. Nė vitin 2007, shpallėn konkurs, por kriteret pėr pėrzgjedhje prapė ishin ato tė parat.

Nuk mund tė bėhemi shtet as shoqėri e pėrparuar pa krijimin e ligjeve dhe rregullave tė mira dhe pa respektimin e tyre. Ligjet dhe rregullat, tė cilat i vejnė qytetarėt nė pozita tė barabarta. Nuk mund tė bėhemi shtet as shoqėri e pėrparuar pa sakrifikuar secili diēka prej vetės sonė. Tash, kur jemi tė lirė, sakrifica ėshtė e lehtė. Nuk lypet gjaku as jeta. Sot lypet pak djersė, angazhim e pėrkushtim i secilit prej nesh, aty ku jemi.
Ėshtė detyrė dhe obligim i tė gjithė qytetarėve e sidomos e intelektualėve, qė tė mbėshtesin ēdo gjė qė ėshtė progresive, qė garanton barazi, qė nė perspektivė krijon zhvillim tė mirėfilltė. Dhe ėshtė e dėmshme kur dikush, me vetėdije apo ta tė, i del pėrballė progresit, tė mirės, tė dobishmes, drejtėsis.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma