Fėmijėt me nevoja tė veēanta bėhen me pėrkujdesje ditore

Gjilan - Rritja e vetėbesimit dhe vlerėsimit, socializimi e zhvillimi i potencialeve qė ka fėmija, do tė jenė disa nga aktivitetet tjera qė do tė zhvillohen nė kėtė qendėr, ka thėnė Klevis Vraqari nga Organizata ““One to one Kosova”.
Jahi Hasani, nga Vitia, tashti ka ku tė dėrgojė fėmijėn e tij, i cili ka nevoja tė veēanta. Qė nga kjo e marte, nė Gjilan ėshtė hapur njė qendėr e tillė, tė cilėn e kanė pėruruar vendorė e ndėrkombėtarė dhe ėshtė e para e kėtij lloji nė Gjilan.

Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, bashkė me njė fėmijė me nevoja tė veēanta kanė prerė shiritin e Qendrės pėr Qėndrim Ditor tė Fėmijėve me Aftėsi tė Kufizuara, investim ky i Bashkimit Evropian.

Liridona Zogaj, qė drejton Organizatėn “One to one childres found”, ka thėnė se tashti fėmijėt nė nevojė kanė ku tė qėndrojnė gjatė ditės e Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thėnė se komuna ėshtė e gatshme qė t’u rrijė pranė projekteve dhe shtoi se ky grup i njerėzve meriton pėrkrahje.

“Fėmijėt janė pjesė e vlefshme e shoqėrisė, kurse edhe fėmijėt me nevoja tė veēanta janė pjesė pėrbėrėse dhe kreative e shoqėrisė e kjo qendėr do tė ofrojė qėndrim ditor dhe paralajmėrojmė mundėsinė qė tė ketė pėrparime tė mėtejme nė kėtė drejtim”, ka thėnė Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit.

Edhe Sophie Beaumont nga Zyra e BE-sė nė Kosovė, ka thėnė se investimet qė po i bėnė BE janė tė pėrbashkėta me qeverinė e Kosovės e me komunėn e Gjilanit. Sipas saj, kjo qendėr ėshtė njė nga pesė qendrat qė i ka Kosova dhe e cila do tė ofrojė asistencė pėr kėta fėmijė.


Klevis Vraqari, nga Organizata “One to one Kosova”, se qendra ofron seanca kėshilluese me prindėr, aktivitete psiko-sociale, lojėra, ekskursione, kampe verore, takime me prindėr.

“Kėshilltarėt socialė do tė punojnė ēdo ditė me kėta fėmijė, qė do tė marrin pjesė nė aktivitete tė ndryshme, do tė zhvillojnė shqisat dhe do tė kenė koordinimin nė mes tyre.
Rritja e vetėbesimit dhe vlerėsimit, socializmi e zhvillimi i potencialeve qė ka fėmija, do tė jenė disa nga aktivitete tjera qė do tė zhvillohen nė kėtė qendėr”, ka thėnė Klevis Vraqari.

Prindi Jahi Hasani, ka falėnderuar BE-nė, komunėn e OJQ-tė qė po mirėkuptojnė kėtė shtresė tė shoqėrisė dhe tha se ky ėshtė njė lehtėsim i madh pėr familjet e tilla./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma